Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mkhitaryan mund të transferohet në Rusi

Henrikh Mkhitaryan mund të transferohet në Rusi gjatë verës. Interesim për futbollistin e Romës ka shprehur Dinamo Moska.

Armenit 33-vjeçar i skadon kontrata me Romën në qershor të këtij viti. Për futbollistin e përfaqësueses së Armenisë interesim ka shprehur edhe një skuadër tjetër ruse, por favorit vlerësohet Dinamo e Moskës.

Këtë sezon, futbollisti i repartit të sulmit ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 31 paraqitje.

Ai ka bërë karrierë edhe tek Arsenali, Manchester United, Borussia Dortmundi dhe disa klube të tjera në Ukrainë e Armeni.

Artikuj të ngjashëm