Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mkhitaryan huazohet te Roma

Skuadra nga Serie A, Roma ka siguruar shërbimet e mesfushorit armen Henrikh Mkhitaryan, i cili është huazuar nga Arsenali.

Mkhitaryan gjatë ditës do të prezantohet te Roma, pasi ekipi italian ka të drejtën e blerjes së tij në fund të këtij edicioni. Mesfushori 30-vjeçar, i cili nuk kishte hapësira te Arsenali, shihet te Roma si një përforcim i duhur për edicionin e ri, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mkhitaryan te Arsenali u transferua në janarin e vitit të shkuar nga Manchester Unitedi për 34 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti të tregoj paraqitje të mira.

Para Mkhitaryanit, skuadra e Romës ka huazuar edhe sulmuesin Nikola Kaliniq nga Atletico Madridi dhe qendërmbrojtësin Chris Smalling nga Manchester Unitedi.