Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mjeshtri i jogës, arma sekrete e Chelseat

Rruga e Vinay Menonit në Premier League ka nisur me një kërkesë nga një klient në Dubai. Menon, një këshilltar i shëndetit mendor dhe fizik, do të duhej të udhëtonte në Angli për të ndarë teknikat e tij të frymëmarrjes dhe relaksimit me vajzën e klientit të tij dhe burrin e saj, një pasanik rus që jetonte në Londër.

Menon pranoi ofertën edhe pse kurrë nuk kishte qenë në Britani, shkruan sot Koha Ditore. Ai u takua me pasanikun rus dhe gruan e tij, në shtëpinë e tyre në Londrën perëndimore, ku çifti e pyeti Menonin për punën e tij, përvojën dhe studimet që i kishte kryer për joga në vendlindjen e tij në Indi, ku edhe kishte dhënë mësim. Pastaj, çifti e pyeti Menonin nëse do të ishte i interesuar që t’i bashkohej në një ndeshje futbolli.

“Pranova ofertën për ta shikuar ndeshjen, por iu tregova se nuk kam biletë”, kujton Menon.

Ai u sigurua se një gjë e tillë do të ishte problemi më i vogël. Menon dhe punëdhënësit e tij të ardhshëm para se të uleshin për ta shikuar ndeshjen, e bënë një shëtitje të shkurtër nëpër stadiumin “Stamford Bridge” të Chelseat. Pas kësaj, ai u dërgua në nivelin e suitave për ta përcjellë ndeshjen si një mysafir shumë i veçantë. Vetëm pasi u fut brenda dhe fytyrat e të pranishmëve në atë dhomë speciale u shfaqën në ekranin gjigand të stadiumit, Menon kuptoi gjithçka: mikpritësi i tij nuk ishte vetëm një rus i pasur që ishte adhurues i futbollit. Ai ishte Roman Abramovichi.

“Sinqerisht, as që e kam pasur idenë më të vogël se kush ishte ai. Unë thjesht e njihja si burrin e Dashas”, thotë Menon.

Përderisa tregon rrëfimin, Menon nuk mund të përmbahet nga të qeshurat, pasi thotë se ende nuk mundet të besojë se si nuk arriti ta njohë Abramovichin në takimin e parë, duke pasur parasysh se ai është i njohur në botën e futbollit pasi është pronar i skuadrës së Chelseat. Tash, Menon është në edicionin e tij të 11-të në “Stamford Bridge”. Indiani 45-vjeçar ende është i befasuar kur ndalet dhe kujton se si një takim pune me disa klientë para një dekade, bëri që ai të angazhohej në futbollin profesionist. Ai tash është njeriu kryesor në zhveshtoren e Chelseat para çdo takimi dhe ka një vlerë të madhe për futbollistët që janë pjesë e ekipit londinez. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm