Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mjeku gjerman i sportit dënohet me 5 vjet burg për doping

Një mjek gjerman i sportit është dënuar me 5 vjet burg për organizim zinxhiror të dopingut për atletë, mes viteve 2012 dhe 2019.

Mark Schmidt, 42 vjeçar po ashtu është gjobitur me 158 mijë euro dhe i është ndaluar ushtrimi i profesionit për tri vitet e ardhshme nga një gjykatë në Mynih, shkruan BBC.

Organizuesi i dopingut në gjak kishte përfshirë në aktivitetin e tij të jashtëligjshëm biçiklistët dhe skiatorët.

Schmidt ishte arrestuar në shkurt të vitit 2019 pas bastisjeve që policia kishte kryer në shtëpinë e tij në Gjermani dhe në resortin e skijimit në Seefeld të Austrisë.

Atë kohë, në Seefeld po mbahej Kampionati Botëror i Skijimit. Me këtë rast, disa të dyshuar ishin arrestuar pasi një atlet australian ishte kapur duke bërë transfuzion gjaku. Arrestimet patën shkaktuar tërmet në botën e skijimit.

Edhe Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij Botë Gjykata gjermane dënon me burgim burrin që drogoi, dhunoi dhe filmoi gruan e tij

Dopingu bëhet për të rritur përqendrimin e qelizave të kuqe të gjakut duke rritur kështu qëndrueshmërinë dhe performancën e sportistëve.

Schmidt u shpall fajtor për 24 pika të përdorimit të metodave të dopingut dhe për dy akuza të përdorimit të ndaluar të barnave medicinale.