Flokët janë më të thinjura, këmbët dhe gjunjët nuk janë siç ishin dikur, por kjo nuk e ndaloi Kazuyoshi Miuran që të nisë stinorin e tij të 32-të në futbollin profesionist.
"Mbreti Kazu", siç njihet ndryshe, po harron kriterin e moshës, dhe të dielën e kaluar në ditëlindjen e tij të 50-të u paraqit për skuadrën e tij Yokohama FC, që nisi stinorin e J2 League, që është Kategoria e Dytë të Japonisë, në shtëpi kundër Matsumoto Yamagas, shkruan Fifa.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë një kapitull tjetër në karrierën e jashtëzakonshme të ish-reprezentuesit të Japonisë, që ka 89 ndeshje me "samurajët", përcjell Koha Ditore. Ai nisi karrierën në moshën 15-vjeçare në Brazil. Sulmuesi ka luajtur në tri kontinente dhe ka shënuar 12 gola në eliminatoret drejt Botërorit 1998 në Francë, duke ndihmuar Japoninë për herë të parë të kualifikohej në Kupën e Botës.
"Unë shpresoj të vazhdoj të luftoj me gjithë forcën time, së bashku me njerëzit e përfshirë në klub, me bashkëlojtarët e mi dhe tifozët, që gjithmonë më kanë dhënë përkrahjen", ka thënë legjenda japoneze Miura, pasi ka vazhduar kontratën me klubin për të luajtur edhe në të 50-tat.
Ka lindur në Shizuoka, vend që njihet për malin ikonik Fuji, Miura ka nisur karrierën e tij në një rrugë më pak të përshkuar nga bashkëkombësit e tij. Ai la shkollën e mesme në Japoni për të udhëtuar në Sao Paulo të Brazilit në vitin 1982... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.