Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mirel Josa flet për aventurën te Prishtina

Pas sukseseve të mëdha në futbollin shqiptar me Skënderbeun, trajneri Mirel Josa vendoi të pranojë ofertën e Prishtinës dhe debutoi më 19 shtator kundër Gjilanit.

E nisi aventurën në futbollin kosovar me dy barazime dhe një humbje, por në tri javët e fundit, ka tri fitore që e renditin Prishtinën në vendin e parë.

Për Sportin në KTV, Josa thotë se pranimi në arenën ndërkombëtare ka qenë ndër arsyet, që e kanë shtyrë të pranojë ofertën e klubit më të trofeshëm në Kosovë.

54 vjeçari, zbulon synimet që ka me bardhekaltrit, nga të cilët ishte kërkuar edhe para një viti.

Ai bën një dallim ndërmjet futbollit të Kosovës dhe atij në Shqipëri dhe tregon defektin që po e sheh në futbollin kosovar.

Për Josën skuadra pretendente për titull mund të jenë Gjilani, Drita e Feronikeli. Sidomos kjo e fundit është befasi për Josën, duke ditur cilësinë e skuadrës.

Edhe Prishtina ndan rrugët me Josën Sport Prishtina ndan rrugët me Josën

Trajneri shqiptar që ka fituar katër herë titullin e kampionit në Shqipëri me Skënderbeun si dhe ka shkruar histori edhe në Evropë, nuk e di ende nëse do të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, janë rezultatet e Josës me Prishtinën dhe me 21 pikë, zë vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se Llapi që është i dyti.