Pavarësisht kritikave të shumta për lojën dhe rezultatet jo të mira, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, nuk po e ndjen presionin.
Josa ka deklaruar pas humbjes ndaj Dritës se nuk e ka ndërmend të largohet, ani pse një gjë të tillë po e kërkojnë tifozët “Plisat”.
Madje, ai ka një mesazh për tifozët e skuadrës “bardhekaltër”, duke ua bërë me dije se kontrata e tij është me klubin e jo me ta.
Trajneri nga Shqipëria foli edhe për formën aspak të mirë të dy sulmuesve, Basid Khalid dhe Alen Jasharoski, të cilët nuk e kanë shënuar asnjë gol në këtë sezon si dhe e pranoi se me rezultate të tilla mbesin prapa në luftë për titull.
Tifozët e Prishtinës “Plisat” kanë filluar të kërkojnë largimin e Josës pas barazimit me Ferizajn, ndërkaq kanë shpërthyer edhe më shumë pas humbjes nga Drita.
Edhe
Në Kosovë lojtarët largohen edhe pa e fituar rastin
Me Josën në krye, Prishtina nuk arriti të rrëmbejë titullin e kampionit në kampionatin e kaluar, por u desh të ngushëllohet vetëm me Kupën e Kosovës.
Pas 6 ndeshjeve, Prishtina ka 11 pikë dhe renditet në vendin e katërt, me 2 pikë më pak se Feronikeli, që është i pari.