Grupi i tifozëve të Prishtinës, “Plisat” kanë dalë kundër trajnerit të ekipit, Mirel Josa.
Në derbin me Feronikelin, në fillim të ndeshjes “Plisat” kanë prezantuar një transparent në “Rexhep Rexhepi” ku shkruanin “Nëse nuk ki zemër ik prej Prishtinës”.
Pas kësaj, ata vazhduan me fyerje ndaj trajnerit dhe më pas braktisën ndeshjen.
Sezonin e ri Prishtina e ka nisur me barazim ndaj Flamurtarit.
