Mirel Josa, trajner i FC Prishtinës, beson se skuadra e tij do të sigurojë pikët e plota në ballafaqim me Llapin.
Llapjanët dhe prishtinasit do të takohen nesër pasdite në “Zahir Pajaziti”, në derbin e javës së tetë të elitës së futbollit tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTekniku i skuadrës nga kryeqendra, ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal, sepse sipas tij, Prishtina do të ballafaqohet me lideren e tabelës. Ai thotë se skuadra e Prishtinës në Podujevë udhëton për fitore.
“Në momentet që ndeshemi me skuadrën që është e para në klasifikim, pavarësisht rezultatit që e pati në ndeshjen e fundit, e vlerësojmë këtë skuadër maksimalisht. Vlerësimet duhet bërë maksimalisht, sepse i shkojmë përshtat një skuadre që luan futboll si Prishtina. Jam i kënaqur deri tash me mënyrën se si djemtë po sillen në fushën e lojës në mënyrën sportive. Duke respektuar çdo kundërshtar, sepse diferencat e futbollit në Kosovë janë shumë të vogla. Ndërsa, ne si skuadër kemi probleme, sepse kemi disa lojtarë jashtë kondicionit tyre”, ka thënë Josa për faqen zyrtar te klubit “bardhekaltër”.
“Kam besim që me futbollistët që disponojmë do të dalim me rezultat pozitiv. Normal që shkohet për të fituar, por të gjitha gjërat do t’i tregoj fusha duke pasur parasysh edhe zhvendosjet që do t’i kemi në formacion. Ndërsa, edhe barazimet që kemi pasur janë të pranueshme, sepse nuk humbet ndeshja, pavarësisht që kuptohet do të më leverdiste një fitore e jo dy barazime. Por, skuadrat nuk kanë shumë diferenca dhe këtë më së miri e ilustron ngjeshja e skuadrave në tabelë. Pra, duke parë kampionatin, mua më intereson të përmirësohet ekipi nga java në javë dhe ky faktor më është treguar edhe me Feronikelin, pavarësisht janë skuadër me djem të mirë që luajnë futboll të mirë, por deri sa ishim me barazi numerike në fushë, ishte shumë mirë e vendosur në fushë dhe ishte skuadër që luajti futbollin me koncept”, ka shtuar ai.
“Normalisht na mungoi goli dhe goli vije jo vetëm nga sulmuesi, por edhe nga lojtarët tjerë që harkojnë në zonë. Dhe kur i marrim krejt këto parasysh, Llapin e kam parë si skuadër shumë kompakte që luftojnë të gjithë lojtarët dhe edhe pse futbolli është lojë argëtuese, fundja fundit është edhe një luftë, luftë sportive dhe egoja sportive për të marrë një ndeshje. Pra, skuadra që do të jetë më e përqendruar do të fitojë ndeshjen”, ka theksuar tekniku shqiptar.
Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës nis në orën 15:00.