Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Njeriu i trofeve në krye të Prishtinës

Vetëm tetë ditë pasi iu bashkua Prishtinës si drejtor sportiv, Mirel Josa të mërkurën u zyrtarizua si trajner i ekipit bardhekaltër.

Josa, 54-vjeçar, në postin e trajnerit ka zëvendësuar Arsim Thaçin, i cili u rikthye në rolin e drejtorit sportiv që e kishte para se t'i besohej drejtimi i ekipit në fund të edicionit të shkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të vërtetë, Josa dhe Thaçi, që janë miq të mirë, kanë bërë vetëm një shkëmbim rolesh. Ai zbulon se marrëveshja me drejtuesit e Prishtinës ishte arritur për postin e trajnerit. Por kishte kërkuar që një lëvizje e tillë të mos bëhej menjëherë.

“Të them të drejtën, e kam pritur me kënaqësi propozimin e kryetarit të Prishtinës, Remzi Ejupi, me të cilin komunikova para tri javësh. Ishte një gjë interesante për mua që po hyja në një ekip me ambicie. Pra, po vija në ekipin më të mirë të Kosovës, qoftë tani apo kur ka luajtur në kampionatin e ish-Jugosllavisë”, thotë Josa... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.