Përfaqësuesja e vendit me të cilin Kosova nisi rrugëtimin ndërkombëtar do të jetë kundërshtare e "dardanëve" në ndeshjen e ardhshme. Bëhet fjalë për miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit, që zhvillohet më 10 tetor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Është kjo miqësorja e fundit e Kosovës para tri ndeshjeve, të vlerësuara si finale, që do të vendosin për kualifikimin në kampionatin evropian të vitit 2020.
Kosova e Gjibraltari janë pranuar në të njëjtën kohë në FIFA (Federatën Ndërkombëtare të Futbollit), më 13 maj të vitit 2016. U vendos që përfaqësueset e të dy vendeve të përfshihen në eliminatoret për Botërorin e vitit 2018, ndonëse shorti ishte tërhequr tashmë dhe terminët ishin caktuar, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUEFA (Konfederata Evropiane e Futbollit) ishte autorizuar nga FIFA që të gjejë mënyrën për integrimin e Kosovës dhe Gjibraltarit në kualifikime dhe ajo më 9 qershor të vitit 2016 vendosi që Kosova të garojë në Grupin I, kurse Gjibraltari në Grupin H. Ishin këto dy grupet me nga një përfaqësuese më pak, kurse Kosova nuk u vendos në Grupin H për të shmangur përballjet me Bosnjë-Hercegovinën, për arsye politike.
Takime të tjera kanë pasur Kosova e Gjibraltari në skenën e futbollit që nga atëherë. Përfaqësuesja e Kosovës është vlerësuar se ka ecur shumë para në vitet e fundit dhe më nuk i takon grupit të përfaqësueseve të vogla evropiane, ku bën pjesë Gjibraltari. Kosova në ranglistën e FIFA-s është në vend të 119-të, ndërsa Gjibraltari në vend të 197-të.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)