Futbollistet e Kosovës luajnë sot nga ora 17:00 me Gjibraltarin. Dhe fitorja, madje me rezultat bindës, është obligim për Kosovën.
Gjibraltari debuton në kualifikime për Botëror apo Evropian.
Në skenën ndërkombëtare debutoi në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve të UEFA-s. I humbi të gjitha gjashtë ndeshjet, i pranoi 30 gola dhe nuk e realizoi asnjë.
Në Ligën C ishte në grup me Sllovakinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.
Ndeshja në “Fadil Vokrri” i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Kosova e Gjibraltari janë në Ligën C, prej të cilët mund të sigurohet vetëm plejofi.
Në grup janë edhe Kroacia dhe Bullgaria.