Përfaqësuesja e Kosovës më 11 nëntor do të zhvillojë ndeshje miqësore me Shqipërinë.
Siç është bërë e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Vendi i takimit nukështë caktuar ende.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19.
Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve.
"Dardanët" më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë. Ndërkaq, "kuqezinjtë" më 15 nëntor do të luajnë ndaj Kazakistanit dhe më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë.