Shqipëria dhe Suedia do të përballen në stadiumin “Friends Arena” të Stockholmit. Kështu ka njoftuar Fedeata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Miqësorja do të zhvillohet nga ora 19:00.
“Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin ‘Friends Arena’, në Stockholm duke nisur nga ora 19:00. Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim, Departamenti i Komunikimit në FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Shqipëria do të paraqitet në Evropianin që do të mbahet këtë verë në Gjermani, ndërsa në grup është me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.