Andrew Wiggins nuk kishte kohë të afrohej te koshi për gjuajtjen finale.
Por, gati nga gjysma e fushës ishte mjaftueshëm afër për të, transmeton Koha Ditore.
Gjuajtja finale e Wigginsit nga një distancë e madhe gjeti cakun, ndërsa Minnesota Timberwolves triumfoi të dielën mbrëma 115:113 në udhëtim ndaj Oklahoma City Thunder.
"Unë po e shihja edhe sa kohë ka mbetur. U afrova sa ishte e mundur dhe thjesht gjuajta", tregon Wiggins.
Carmelo Anthony kishte realizuar një tresh pesë sekonda pa mbaruar ndeshja, duke i dhënë Thunderave epërsi 113:112. Timberwolvesat nuk kishin më "timeout" dhe u desh të nisnin lojën nga pjesa e tyre e fushës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.