Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ministri Çeku me urim pas dënimit të FIFA-s për Serbinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka përshëndetur vendimin e FIFA-s për të dënuar federatën serbe.

Madje ministri Çeku ka uruar për këtë vendim. FIFA e gjobiti federatën serbe me 50 mijë franga zvicerane për fyerjet ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

“Dënimi i dytë për Serbinë nga FIFA. Shovinizmi serb nuk kalon. Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy ankesat zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale. Urime”, ka shkruar Çeku.