Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ministri Bardhi: Ekstradimi i Ballistit politik, i rrezikohet jeta në Serbi

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Gazmend Bardhi, i ka dërguar një shkresë zyrtare homologut të tij kroat, Drazhen Boshnjakoviq, ku kërkohet të mos ekstradohet në serbi Ballist Morina.

Në shkresën, e cila mban datën 9 gusht, nënvizohet se autoritetet serbe mund të keqpërdorin politikisht këtë rast, dhe se vihet në rrezik jeta e shtetasit shqiptar.

Ministri i Drejtësisë bën një analizë të ngjarjes së vitit 2015 kur Morina ngriti në stadiumin “Partizani” në Beograd ku luhej ndeshja Serbi-Shqipëri, flamurin Autoktonus. Bardhi sjell në vëmendje se gjykata e arbitrazhit të sporteve në Gjenevë e ka vendosur në favor të Shqipërisë çështjen, kur tifozët serbë në nisje të sfidës Serbi-Shqipëri thërrisnin, “vrisni vrisni shqiptaret deri sa ata të shfarosen”. Madje në dosjen e kësaj gjykate është pranuar dhe dhuna ndaj futbollistëve shqiptare çka ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes, raporton "OraNews".

Në analizën e ngjarjes, Bardhi shton se arbitrazhi ka nënvizuar se të gjitha ngjarjet nuk ishin me natyrë raciale apo ksenofobike, por janë të bazuara në arsye politike. Madje dhe deklaratat e partive serbe gjatë shqyrtimit të çështjes në gjykatë kanë forcuar bindjen e trupës se çështja e ndeshjes Serbi-Shqipëri është thjesht politike. Ndaj dhe ekstradimi i morinës në Beograd mund të përdoret për qëllime politike

Një tjetër element është dhe rreziku i përndjekjes së Ismail Morinës prej Serbisë dhe kjo bëhet në kuadër të sensacionit mediatik.

Edhe Ministri i Drejtësisë kërkon nga Kroacia të mos e ekstradojë Ballistin në Serbi Sport Ministri i Drejtësisë kërkon nga Kroacia të mos e ekstradojë Ballistin në Serbi

Bardhi sjell në vëmendje shkrime të gazetës serbe “Kurir”, ku shfaqen hapur kërcënimet ndaj Morinës. Madje në datën 5 dhjetor 2014, një biznesmen serb që jeton në SHBA, ka deklaruar se është gati të paguaj 1 milion euro për të gjetur autorin i cili lëshoi dronin në stadium.

Ndaj Bardhi kërkon prej homologut të tij kroat të marrë në konsideratë kërkesën për moslejimin e ekstradimit në Serbi duke u mbështetur në nenin 3 të konventës së Këshillit të Evropës mbi ekstradimin.