AC Milan dëshiron të largojë gjigantët evropian nga portieri i vet, Gianluigi Donnarumma duke i ofruar atij kontratë të re me rritje page.
La Repubblica raporton se kjo është një mënyrë për të larguar interesimin e Manchestern Unitedit për afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.
18 vjeçari cilësohet si një nga portierët më të mirë në futbollin evropian, që kur ishte bërë pjesë e ekipit të parë të Milanos.
Milano do t’i ofrojë atij 3.5 milionë euro në sezon, kurse nga shitja e tij eventuale në ardhmen 15 për qind të shumës do t’i takojë agjentit të lojtarit Mino Raiola.