Milani po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të këtij sezoni.
Në mesin e lojtarëve që pritet të mbeten në “San Siro”, është edhe portieri Gianluigi Donnarumma.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, krerët e klubit kanë nisur bisedimet me portierin italian.
“Rossonerët” thuhet se i kanë ofruar pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon për ta bindur Donnarumman të mbetet në Milan.
21-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “kuqezinjtë”. Interesim së fundmi për të kanë shprehur Chelsea e PSG-ja.
Artikuj të ngjashëm