Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndalen bisedimet në mes Milanit dhe Donnarummas

Gianluigi Donnrumma dhe Milani tash e disa kohë kanë nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Portieri italian është në vitin e fundit të kontratës me “Rossonerët”, por nuk e ka vazhduar ende atë.

Sipas “Gazzetta dello Sport” menaxheri i portierit, Mino Raiola, ka kërkuar pagë 10 milionë euro në sezon për të vazhduar kontratën.

Krerët e klubit italian thuhet se nuk janë të gatshëm të ofrojnë pagën e kërkuar nga Raiola.

“Kuqezinjtë” janë duke përgatitur një ofertë rreth shtatë milionë euro në sezon për portierin italian.

Artikuj të ngjashëm