Portieri nga Kolumbia, Devis Estiven Vasquez është përforcimi i parë i skuadrës së Milanit në afatin kalimtar të janarit.
Vasquez është zyrtarizuar të martën te Milani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.
Ai te Milani është transferuar nga skuadra Club Guarani, ndërsa detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Portieri 24-vjeçar te Milani, do ta bartë fanellën me numrin 77.