Skuadra e Milanit ka bërë gati ofertën për dy futbollistët e Lazios, sulmuesin Keita Balde Diao dhe mbrojtësin Stefan de Vrij.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga gazeta italiane "Corriere dello Sport", përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazeta bën të ditur se Milani ka bërë gati një dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh për Lazion, pasi futbollistët Balde dhe De Vrij i sheh si përforcime të duhura për edicionin e ardhshëm.
Po ashtu, edhe trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar transferimin e tyre, pasi po synon të ndërtojë ekipin që do të luftojë për paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Si Balde, 22-vjeçar, ashtu edhe De Vrij, 25-vjeçar, kanë refuzuar rinovimin e kontratave që iu skadojnë në verën e vitit të ardhshëm.