Sport

Milani kërkon 50 milionë euro për Leaon

Milani do të kërkojë 50 milionë euro prej secilit klub që shpreh interesim ta blejë sulmuesin Rafael Leao.

Për portugezin 21-vjeçar interesim kanë shprehur së fundmi Wolverhamptoni, Evertoni dhe Juventusi.

Leao me skuadrën italiane ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Te Milani është që prej vitit 2019 kur iu bashkua nga skuadra franceze, Lille.

Këtë edicion në 33 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar pesë herë.