Milani është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Dani Ceballos.
Sipas Sport, ‘Rosonerët’ dëshirojnë që Ceballos të jetë lideri i mesfushës së tyre, edhe pse ai u transferua nga Betisi në Real Madrid gjatë kësaj vere, shkruan KP.
Spanjolli ka luajtur vetëm 111 minuta në gjashtë ndeshje për ‘Los Blancos’ në këtë sezonë, ku ka shënuar dy gola.
21 vjeçari thuhet të jetë edhe objektiv i Juventusit, me të dy ekipet italiane të gatshme për t’i ofruar vend në formacionet startuese.