Krerët e klubit të Serie A së Italisë, AC Milan kanë vendosur që të mos bëjnë ofertë për Adam Lallana e Mario Goetzen, shkruan “Calciomercato”.
Dy futbollistët do të jenë lojtarë të lirë në fund të stinorit. Milani po synon lojtarët që do të mbesin pa kontrata, në mënyrë që të mos shpenzojë shuma të mëdha në dëmshpërblime në periudhën e krizës të shkaktuar nga koronavirusi.
Por, krerët e klubit italian kanë vlerësuar se paga që po kërkon Goetze është tepër e madhe, ndërsa Lallana është vlerësuar se nuk është në një nivel që do të mund ta ndihmonte klubin.

Mario Goetze
Artikuj të ngjashëm