Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Romagnoli refuzon kontratën e Milanit

Milani nuk po arrin të gjejë marrëveshjen me Alessio Romagnolin për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar 27-vjeçari kontratë trivjeçare me pagë më të ulët se tre milionë eurosh në sezon.

Kjo ofertë është refuzuar nga mbrojtësi italian që ka kërkuar rritje page për të vazhduar kontratën.

Romagnoli mund të largohet në qershor të këtij viti si futbollist i lirë.

Italiani po kërkohet edhe nga Juventusi.