Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani vendos të blejë kartonin e Tomorit

Fikay Tomori do të mbetet te Milani edhe pas përfundimit të sezonit. Mbrojtësi anglez që është i huazuar nga Chelsea, ka bindur drejtuesit e klubit italian me paraqitjet e tij.

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se krerët e klubit do të paguajnë kartonin e lojtarit për të nënshkruar kontratë afatgjate.

Tomori është i huazuar me të drejt blerjeje në fund të sezonit. 23-vjeçari do t’i kushtojë skuadrës së Milanit rreth 28 milionë euro.