Chelsea ka vendosur që ta huazojë mbrojtësin Fikayo Tomori te Milani për shkak të minutazhës së limituar këtë edicion. Mësohet se Milani gjithashtu do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të Tomorit në fund të sezonit për 30 milionë euro, kanë raportuar të premten mediumet angleze. Tomori këtë sezon nuk po bën pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard dhe për këtë arsye do të largohet dhe te Milani pritet të ketë hapësirën e duhur.
23-vjeçari, këtë sezon ka vetëm katër paraqitje te Chelsea në të gjitha garat, kurse me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2024. Për Tomorin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera angleze.