Milani ka vazhduar kontratën me mbrojtësin francez, Pierre Kalulu. Me kontratën e re, Kalulu do të jetë te gjiganti italian deri më 30 qershor të vitit 2027.
“Pierre i është bashkuar ‘Rossonerëve’ në verën e vitit 2020 dhe deri më tani ka regjistruar 75 paraqitje.
Ai është stabilizuar si një nga mbrojtësit më të rëndësishëm në ekip”, shkruan në njoftimin e Milanit.