Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani vazhdon garën për kryesim në Serie A

Lufta e skuadrave të qytetit të Milanos për titullin e kampionit do të vazhdojë edhe në këtë vikend.

Milani dhe Interi mbeten dy skuadrat më së miri të renditura në tabelën e Serie A, por kush do të dalë fitues i titullit, ende nuk dihet.

Milani duhet të presë deri të dielën për ta vazhduar luftën për “Scudetto”, që u mungon “rossonerëve” prej vitit 2011.

Të dielën në orën 20:45, Milani luan në udhëtim te Verona.

Kampionatet e viteve 1973 dhe 1990 ishin penguar pikërisht nga Verona, që synon t’i bëjë sërish problem Milanit.

Milani shpreson në rikthimin e Alessandro Florenzit dhe Zlatan Ibrahimoviqit për këtë udhëtim.

Në sezonin e kaluar fitoi në udhëtim te kjo skuadër, ndërsa tani ka seri prej 13 ndeshjeve pa disfata në Serie A.

Edhe Dy derbi në Serie A Futboll Dy derbi në Serie A

Vikendin e kaluar, Napoli dhe Juventusi bën hap drejt sigurimit të vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër, ndërsa tani luftojnë për vendin e tretë.

Napoli luan në udhëtim te Torino, të shtunën në orën 15:00.

Të mërkurën e javës së ardhshme, Juventusi dhe Interi luajnë në finale të Kupës së Italisë në stadiumin e Romës.