Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani vazhdon bashkëpunimin me Puman

Milani të mërkurën ka njoftuar për vazhdimin e kontratës afatgjate me kompaninë e veshmbathjeve sportive Puma.

Puma ka qenë sponsor i “rossonerëve” prej vitit 2018, ndërsa me vazhdimin e kontratës është hapur edhe një qendër stërvitore për t’i ndihmuar gjeneratat e reja në klub.

Para Pumas, Milani ka përdorur si sponsor kompaninë tjetër të veshmbathjeve sportive Adidas. Adidasi u kujdes për veshjet e futbollistëve të kësaj skuadre nga viti 1998 deri në vitin 2018.

Artikuj të ngjashëm