Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani s’ka të ndalur, mposht edhe Romën

Milani është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në Serie A, dhe këtë e tregoi edhe në derbin e sotëm kundër Romës.

Rossonerët fituan përballjen e sotme në udhëtim me rezultat 0-2, raporton Koha.net.

Epërsinë Milanit ia dha i riu Cutrone duke shënuar në minutën e 48 pas asistimit nga Suso. Kurse golin e dytë e shënoi Calabria në minutën e 74 pas asistimit nga Kaliniqi.

Milani pas kësaj fitore ka 44 pikë në vendin e shtatë, përderisa Roma mban vendin e pestë me 50 pikë.