Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron shërbimet e talentit brazilian

Milani raportohet se ka siguruar shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar të Flamengos, Lucas Paqueta.

Braziliani joshi interesimin e klubeve evropiane pas formës së mirë të treguar për Flamengon. Gjatë javëve të fundit interesim për të kanë shprehur Barcelona, Liverpooli dhe PSG-ja, por Milani ka bërë një hap vendimtar për ta bindur kalimin në Itali.

Sipas Globoesporte nga Brazilii, Milani dhe PSG-ja kanë ofruar 35 milionë euro, por klubi italian i ka ofruar më shumë paraqitje që të tregojë kualitetet e tij si mesfushor.

Përveç këtyre kushteve Milanit i ka ndihmuar drejtori Leonardo, bashkëkombësi i Paquetas, që ka kryer këto bisedime.

Artikuj të ngjashëm