Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani shpreson të transferojë Icardin

Foto: Reuters

Milani po ëndrron që të transferojë sulmuesin argjentinas Mauro Icardi nga rivali lokal Interi, njofton “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.

Gazeta italiane shkruan se Milani mund të përfitojë nga acarimi i marrëdhënieve mes Interit e Juventusit dhe të transferojë Icardin. Juventusi vlerësohej favorit për transferimin e ylli argjentinas.

Icardi aktualisht është i huazuar te Paris Saint-Germaini, për të cilën skuadër ka shënuar 20 gola këtë stinor. Gjiganti francez ka opsionin për të transferuar atë për 70 milionë euro, mirëpo bëhet e ditur se nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë këtë opsion.

Icardi 26-vjeçar shihet nga Milani si lideri për të cilin skuadra ka nevojë. Por, për transferimin e Icardit, Milani duhet të shesë disa lojtarë. Po ashtu Milani po interesohet edhe për sulmuesin polak të Napolit, Arkadiusz Milik.