Milani raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Chelseat, Willian.
Klubi italian ka pësuar humbje në pesë nga 12 ndeshjet e ligës dhe pritet shkarkimi i Vincenzo Montellas, por kjo nuk pritet të ndalë shpenzimet gjatë janarit.
Calciomercato raporton se Willian është në listën e Milanit, derisa Chelsea është duke menduar të shesë sulmuesin brazilian.
Londinezët dëshirojnë shitjen e tij për të krijuar fonde për transferimin e anësorit të PSG-së, Lucas Moura.
Artikuj të ngjashëm