Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani gjatë verës synon transferimin e Willianit

Milani raportohet se po konsideron blerjen e anësorit të Chelseat, Willian, gjatë verës.

Braziliani ka shkëlqyer në fushë me pesë gola në pesë ndeshjet e fundit.

Sipas “Calciomercato”, Milan po e përcjell nga afër 29-vjeçarin dhe dëshiron ta transferojë gjatë verës.

Willian ka startuar vetëm në 16 ndeshje në edicionin e ri të Premier Ligës.

Ai është pjesë e “Bluve” nga viti 2013 kur u largua prej Anzhi Makachkala.

Artikuj të ngjashëm