Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani prezanton holandezin Reijnders

Milani e ka kompletuar transferimin e Tijjani Reijnders nga skuadra holandeze, AZ Alkmaar.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 1.7 milionë euro neto.

Mesfushori holandez shkëlqeu me fanellën e klubit holandez, duke shënuar shtatë gola dhe 12 asistime në 54 ndeshje në të gjitha garat.

Mesfushori qendror shquhet për kreativitet dhe lojë teknike. Milani është detyruar të paguaj 20 milionë euro plus shtesa për ta bindur skuadrën holandeze ta lirojë Reijndersin, i cili është nënshkrimi i pestë i Milanit këtë verë.

Para tij, Milani ka trasnferuar Christian Pulishiqin, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romeron dhe marko Sportiellon.