Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani përforcohet me një mesfushor

Milani ka kompletuar të enjten transferimin e mesfushorit belg, Aster Vranckx.

19-vjeçari është transferuar nga skuadra gjermane e Bundesligës, Wolfsburg.

Ai është transferuar në formë huazimi, por në fund të edicionit, Milani do ta ketë të drejtën e blerjes së tij.

Vranckx u transferua te Wolfsburgu nga skuadra belge Mechelen një vit më parë, ndërsa sezonin e kaluar zhvilloi 24 paraqitje në Bundesligë dhe realizoi dy gola.

Ai është edhe kapiten i Përfaqësueses U21 të Belgjikës.

Artikuj të ngjashëm