Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pas sulmuesit të Unitedit

Milani është duke e synuar transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

“Corriere della Sera” shkruan se skuadra “Kuqezi” e kërkon transferimin e tij për ta përforcuar fazën e sulmit, në vend të alternativës tjetër, Alexandre Patos, transmeton KTV.

Megjithatë, e përditshmja italiane nuk bën të ditur nëse kjo kërkesë nga “Rossonerët” është që të huazohet apo të transferohet përfundimisht.

Sulmuesi anglez shihet si një prej futbollistëve premtues për të ardhmen. Këtë edicion ai ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje.

Artikuj të ngjashëm