Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pas Rodriguezit

Milani është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, uruguajanit Brian Rodriguez që është pjesë e ekipit Los Angeles FC.

Bëhet e ditur se ekipi nga Serie A tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e 20-vjeçarit, të cilin e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ri.

Për transferimin e Rodriguezit, Milani është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim mbi dhjetë milionë euro. Rodriguez vitin e shkuar u transferua te Los Angelesi nga Penaroli kurse ka edhe gjashtë ndeshje e tri gola me Përfaqësuesen e Uruguajit.

Krahas Milanit, interesim për Rodriguezin kanë shfaqur edhe Napoli e Sampdoria.