Mbrojtësi i krahut të majtë, Ricardo Rodriguez pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga skuadra e Milanit, por jo edhe nga Serie A.
Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Rodriguez pritet të transferohet te rivali i Milanit, ekipi i Napolit, transmeton Koha Ditore.
Mësohet se trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso po kërkon me çdo kusht Rodriguezin që do të largohet nga Milani. Napoli është i gatshëm që për kartonin e Rodriguezit dëmshpërblim deri në 15 milionë euro.
Ai këtë edicion ka vetëm katër paraqitje në Serie A kurse me Milanin ka kontratë deri në vitin 2021. 27-vjeçari, karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu e Zuerichu kurse ka edhe 71 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës.