Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe e PSV-ja në garë për Rodriguezin

Fenerbahçe dhe PSV-ja janë në garë për të transferuar mbrojtësin e majtë zviceran të Milanit, Ricardo Rodriguez, njoftoi “Sky Sport Italia” të mërkurën.

Milani e ka ndërmend të ofrojë Rodriguezin në formë huazimi deri në fund të stinorit me obligim të blerjes së kartonit të tij për gjashtë milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Raportohet se Fenerbahçe është e gatshme të ofrojë pagë më të madhe për Rodriguezin. Rodriguez, 27-vjeçar, te Milani u transferua për 15 milionë euro nga Wolfsburgu në verën e vitit 2017.

Mirëpo ai ka humbur vendin pas transferimit të Theo Hernandezit verën e kaluar dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Serie A këtë stinor.