Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani pas mbrojtësit të Tottenhamit

Milani është në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Alessio Romagnolit.

Kampioni i Italisë është duke tentuar transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Japhet Tanganga.

23-vjeçari sezonin e shkuar nuk kishte hapësirë në formacionin bazë të trajnerit Antonio Conte dhe dëshiron të largohet.

Sipas “Sky Sports”, krerët e klubit italian kanë nisur bisedimet me Tottenhamin për lojtarin.

“Kuqezinjtë” e kanë kërkuar në formë huazimi Tangangan me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.