Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nuk e konsideron shitjen e Susos

Sipas “Corriere della Sera”, Milan nuk ka ndërmend të shesë yllin e tij në afatin e ardhshme të verës.

Në fakt, Suso konsiderohet si një nga pikat më të forta të ekipit të Gattusos, që ka këndellur Milanin, transmeton KP.

Por, në kontratën që spanjolli ka nënshkruar shtatorin e kaluar me kuqezinjtë, ekziston një klauzolë 38 milionë euro dhe, duke marrë parasysh ofertat e shumta që milanezët marrin për ish-lojtarin e Liverpoolit, nuk mund të përjashtohet mundësia që lojtari të vendosë të largohet.