Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në negociata për Ricon

Skuadra e Milanit është në negociata me Paris Saint-Germainin për portierin Sergio Rico, ka njoftuar të martën “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se Milani po e kërkon huazimin e portierit spanjoll deri në fund të sezonit. Ekipi italian është në kërkim të një portieri dhe ka kthyer sytë kah 29-vjeçari. Rico para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Parisit nga Mallorca ku ishte i huazuar, por te skuadra franceze nuk ka pasur fare hapësirë.

Ai këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje dhe është i gatshëm t’i bashkohet Milanit, për shkak se i është garantuar minutazhi. Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.