Sport

Milani në garë për Serin

Foto: Reuters

Pas Napolit e Interit edhe Milani është futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Fulhamit, Jean Michael Seri, përcjellë "Gazzetta dello Sport" të dielën.

Seri 27-vjeçar, ka kërkuar largimin nga Fulhami, pasi ekipi londinez në edicionin e ri do të garojë në Championship.

Te Milani, ai shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe ekipi nga Serie A, është i gatshëm të paguajë 25 milionë për kartonin e tij.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai te ekipi anglez u transferua vitin e shkuar nga Nice për 30 milionë euro.

Seri në edicionin e parë në Premier League, realizoi një gol dhe asistoi tri herë në 32 paraqitje.

Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Pacos Ferreira e Porto B kurse me Bregun e Fildishtë ka 23 ndeshje dhe dy gola të shënuar.