Sport

Seri drejt Monacos

Foto: Reuters

Mesfushori Jean Michael Seri pritet që edicionin e ardhshëm të kthehet në Ligue 1 pas një viti në Premier League, transmeton Koha Ditore.

27-vjeçari, do të largohet nga Fulhami për t'u transferuar te skuadra e Monacos, raporton të enjten "Daily Mail". Mësohet se Monaco ka arritur marrëveshje personale me Serin dhe për kartonin e tij, ka ofruar rreth 25 milionë euro dëmshpërblim.

Seri ka vendosur të largohet nga Fulhami, pasi nuk dëshirën që edicionin e ardhshëm të luaj në Championship.

Ai te Fulhami u transferua para fillimit të këtij edicione nga Nice për 30 milionë euro. Në 32 paraqitje në Premier League, Seri ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë. Ai ka kontratë me Fulhamin deri në verën e vitit 2022.