Mesfushori Jean Michael Seri pritet të jetë përforcimi më i ri i Napolit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.
Seri te Napoli do të transferohet nga Fulhami, pasi ekipet kanë arritur marrëveshje rreth dëmshpërblimit, transmeton Koha Ditore.
Napoli do t'i paguajë Fulhamit 15 milionë euro dëmshpërblim për Serin, i cili ka kërkuar largimin pasi ekipi nga Londra në edicionin e ri do të bëjë gara në Championship.
Seri 27-vjeçar, te Fulhami u transferua vitin e shkuar nga Nice për 30 milionë euro dhe me anglezët ka kontratë deri në vitin 2022.
Me Napolin pritet të firmosë kontratë katërvjeçare. Në edicionin e fundit, ai shënoi një gol dhe asistoi tre në 32 ndeshje në Premier League. Për shërbimet e tij, Napoli ka mposhtur konkurrencën nga Interi e Milani.