Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në garë për Boatengun

Milani është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Jerome Boatengun.

Qendërmbrojtësi do të largohet nga Bayern Munichu, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën.

32-vjeçari është i lidhur me Allianz Arena deri në fund të sezonit aktual, që do të thotë se në janar mund të negociojë me klubet e interesuara për t’u larguar si futbollist i lirë gjatë verës.

Përveç Milanit, interesim për Boatengun kanë shprehur edhe Arsenali dhe Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm