Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në bisedime me Lillen për Sanchesin

Milani është në bisedime me Lillen për të transferuar Renato Sanchesin.

Raportohet se mesfushori portugez ka oferta edhe nga Angli, por destinacioni i tij i ardhshëm është “San Siro”.

Sanchesi shihet si zëvendësues i Franck Kessiet, i cili në verë mund të largohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Milanin.

Sanchesi është pjesë e Lillet prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm